Lame: Akademia e Studimeve Albanologjike, institucion elitar. Duhet një status i veçantë

Lame: Akademia e Studimeve Albanologjike, institucion elitar. Duhet një status i veçantë

Profesor Artur Lama, drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë në Akademinë e Studimeve Albanologjike, vendimin e qeverisë për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike te Akademia e Shkencave, e sheh si drastik dhe thotë se nuk u la hapësirë tjetër.

Në emisionin “Fol” në MCN Tv, ai deklaroi se nuk është i hershëm në Akademinë e Studimeve Albanoliogjike, pasi i është bashkuar prej 8 vitesh, ndonëse deklaroi se ka qenë bashkëpunëtor i hershëm dhe i ka njohur vendimet e tij.

Pohoj me zë të lartë se ky është një institucion elitar, ka drejtues dhe studiues që kanë vizion dhe projekte.

Duke e lexuar me vëmendje VKM dhe përmbajtjen e tij, mendoj se vendimi mund të mos ishte ky që është por ai relacion që erdhi nga grupi i kontrollit nga Ministria e Arsimit mund të ishin disa hapa të tjerë administrativë.

Një mund të ishte të vendoste kushte nëse kishte mangësi, por në mënyrë të habitshme u mor hapi i fundit, mbyllja dhe ristrukturimi i institucionit në njësi kërkimi.

Vetë këto njësi të kërkim studimit, Akademia e Shkencave nuk i ka provuar vetë, nuk i ka ndërtuar asnjëherë.

Është i nevojshëm një status i veçantë për Akademinë e Studimeve Albanoliogjike, ka 105 studiues, formim në shkollat europiane, ligjërojnë dhe mbajnë ligjërata të kujdesshme.

Përfundimet që na vijnë nga raporti që është bërë, thuhet që nuk ka një fakultet.

Nuk është dashur të lihet fakulteti, nuk janë përkrahur të gjitha përpjekjet e bëra nga institucioni, por është kërkuar për bachelor, për studim albanologjie.

Janë bërë përpjekje, cilat janë përgjigjet? Kur një institucion i bën përpjekjet dhe të kthen një relacion me 48 faqe, është e habitshme që mbyllet ky institucion, ndërkohë që mund të jepeshin rrugë të tjera.

Ne kemi thënë që duam të bashkojmë kërkimin shkencor me formimin. Nuk kemi kërkuar diplomim masiv.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy