
Në vitin 2018, në të gjithë botën 770 mijë njerëz kanë vdekur për shkak të AIDS-it.
Edhe pse ka shënuar rënie me vitin paraardhës, shifra e 2018-s është ende larg për objektivit të zhdukjes së sëmundjes.
Një raport i UNAIDS, i prezantuar dy ditë më parë në Durban, Afrikë e Jugut, ka arritur në konkluzionin se 37.4 milionë njerëz jetojnë me virusin HIV dhe rastet e reja të të infektuarve janë 1.7 milionë.
Në krahasim me vitin 2017, vitin e kaluar numri i vdekjeve ka rënë me 30 mijë, por objektivi prej 500 mijë në total për në vitin 2020 mbetet edne shumë larg.
Drejtoresha ekzekutive e UNIAIDS, Gunilla Carlsson, thotë se duhet marrë si shembull praktika e vendeve që kanë pasur më shumë sukses në këtë fushë.



