Dy pelikanë gati për të kapur një peshk. Është ky krijimi më i fundit i Banskyt gjatë ditës së premte.
Në orën 14:00 me orën tonë, në profilin e tij në Instagram, artisti publikoi imazhin e veprës, shabllonet e zeza të dy kafshëve, në tabelën e verdhë të Bonners Fish Bar, në rrugën Northcote, në zonën veriore të Londrës
Sipas thashethemeve rreth bëmave të artistit më të famshëm të rrugës në botë, kapitulli i pestë mund të jetë i fundit i serialit “të drejtat e kafshëve” të prodhuar ditët e fundit.
Gjatë javës, një sërë siluetash filluan të shfaqen rreth kryeqytetit anglez, si tre majmunë që lëkunden nëpër një urë në Brick Lane dhe një ujk që ulërin drejt qiellit, i pikturuar në fytyrën e një pjate satelitore në Rye Lane në Peckham.
Të premten, një siluetë e pestë, e dy pelikanëve që hanë peshk, u shfaq në murin e një dyqani peshku në Walthamstow.
Artisti i rrugës me bazë në Bristol, identiteti i të cilit nuk dihet, i konfirmoi pjesët si origjinale në Instagramin e tij, por ai nuk i nënvizoi asnjërën prej tyre, duke nxitur spekulime të ashpra mbi kuptimin e tyre.



