Një nga autorët që ka ndezur zjarrin që ka përfshirë masivin me pisha në qytetin e Laçit është arrestuar në flagrancë. Bëhet me dije se në prangat e policisë ka rënë 41-vjeçari me iniciale V.H.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook është shprehur zjarri në Laç është një ndër situatat më të vështira të krijuara këtë vit.
Zjarret në vend. Në Bashkinë Kurbin, në masivin me pisha pranë qytetit të Laçit, kemi një ndër situatat më të vështira të krijuar nga zjarret gjatë këtij viti. Ndërsa forcat zjarrfikës të gjitha bashkive pranë Kurbinit janë urdhëruar të ndërhynë, edhe Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë nisur për në Laç. Policia e Shtetit ka ndalur në flagrancë njërin nga autorët e kësaj zjarrvënie (shtetasi V.H. 41 vjeç).



