
Ambasadorja amerikane Juri Kim ka nisur sot takimet me përfaqësues të partive politike në vend në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit. Ajo ka shmangur selinë blu të drejtuar nga Sali Berisha ndërsa Gjiknuri dhe Alibeaj kanë zbardhur detaje nga takimi duke vënë theksin tek zhvillimet politike dhe mbarëvajtja e procesit zgjedhor.



