
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi se ka urdhëruar marinën që të fundosë çdo anije që tenton vendosjen e minave në Ngushticën e Hormuzit, duke rritur më tej tensionet në rajon.
Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Marlind Laçi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, u shpreh se zhvillimet e fundit tregojnë një përshkallëzim të situatës.
Nga sa po kuptohet, po shkohet sërish drejt një konflikti, ashtu siç kemi parë edhe më parë, me goditje dhe kundërgoditje nga të dyja palët.
Strategjia e Iranit në Ngushticën e Hormuzit ka pasur një ndikim të rëndësishëm në dinamikën e përplasjes.
Duket qartë që loja e Iranit në këtë zonë ka qenë e suksesshme në aspektin strategjik, aq sa ka detyruar palët të tentojnë dialogun.
Megjithatë, negociatat nuk kanë përfunduar me sukses për disa arsye, si programi i pasurimit të uraniumit, zhvillimi i raketave balistike, por edhe çështje që lidhen me ndryshimet e brendshme në regjim, siç pretendohet nga pala amerikane.



