Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës tha në studion e emisionit “MCN Economy” se i është hapur rrugë prishjes së stadiumit Dinamo.
Sipas Telitit, më tavolinat e oligarkëve ndërtues po diskutohet si do të ndahen 4 kullat që janë planifikuar të ndërtohen, bashkë me qendrat tregtare.
Merrni stadiumin Dinamo, i ka hap rrugë prishjes së stadiumit Dinamo. Rijetëzim thotë. Rijetëzim, do ta bëjmë me kulla me gjëra. Me qendra tregtare. Duhen fusha futbolli, ambiente të përbashkëta.
Rijetëzimi i stadiumit Dinamo ka kaluar para një jave në Këshillin Bashkiak të Tiranës, rijetëzimi i stadiumit Selman Stermasi. Çfarë do rijetëzojë?
Çfarë po zihet në tavolinat e oligarkëve ndërtues. Kush do e marri një herë dhe si do ndahen 4 kullat sepse nuk do të bëhet me një kullë si te Air Albania.



