
Fermerët e fshatit Mërtish në Lushnjë kanë debatuar me përgjegjësin e vaditjes, teksa ky i fundit tregonte për MCN se kanalet ishin me ujë dhe zona nuk kishte asnjë problem me vaditjen. Banorët, por edhe vetë pamjet e siguruara nga MCN, tregojnë se kanalet vaditëse janë bosh.



