Ndërhyrja në Iran/ Selmani: Nxit shtetet që kanë tendenca territoriale tek fqinjët. Bota më afër pasigurisë globale (VIDEO)

Ndërhyrja në Iran/ Selmani: Nxit shtetet që kanë tendenca territoriale tek fqinjët. Bota më afër pasigurisë globale (VIDEO)

Bashkim Selmani, drejtor i Institutit për Ekonomi dhe Politikë tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se pas ndërhyrjes në Iran, bota është më afër një pasigurie kolektive. 

 

Sipas Selmanit, kjo situatë nxit shtetet që kanë tendenca ekspansioniste tek vendet fqinje dhe nëse vijon me javë të tëra e gjitha bota përfshihet në një luftë.

 

Nga sot bota ka ndryshuar në të gjitha aspektet e mundshme. Mund të themi që bota është më afër një pasigurie kolektive dhe globale. Duhet të ketë përkrahje paqja, siguria dhe veprimet që duhet të jenë në interesin e përgjithshëm global. 

 

Nëse do të zgjasë çështja me javë, e gjitha bota është në luftë botërore. Ne nuk e dimë nga vijnë raketat, nga cilat anë që vijnë. 

 

Nëse kjo situatë do të vazhdojë për 2-3 ditë situata do vështirësohet. Nxit të gjitha shtetet që kanë tendenca territoriale ndaj vendeve fqinje. Kjo hap orekset e këtyre vendeve. 

 

SHBA po ruajnë paqen ndërkombëtare.

 

I pyetur për letrën e përbashkët Rama-Vuçiç, Selmani tha: 

 

Nga momenti që bëhet bashkë me Vuçi dhe kërkohet ndihmë nga BE, mendoj se nuk është në interesin tonë të përgjithshëm, ndoshta mund të ketë ndonjë aleancë pas perdeve, por si komb nuk na bën nder Vuçiç që të shkojnë në Evropë kur dihet se çdo bllokues që i është bërë kombit shqiptar, pengesë ka qenë dhe mbetet Serbia.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy