U helmua gjatë tentativës për vrasjen e ish-spiunit rus, largohet nga puna oficeri në Angli

U helmua gjatë tentativës për vrasjen e ish-spiunit rus, largohet nga puna oficeri në Angli

Një oficer policia në Angli, i quajtur Det Sgt Nick Bailey, është larguar nga puna pasi nuk po e bënte atë siç duhej që nga koha kur ra në kontakt me ‘Salisbury Novichok’, një agjent helmues.

Ai ra në kontakt me këtë agjent pasi së bashku me dy kolegë të tij shkuan te shtëpia e Sergei dhe Yulia Skripal, babë e bijë, të helmuar me shumë gjasa nga Rusia. Novichok kishte qenë i vendosur në dorezën e derës. Kjo pasi Sergei kishte qenë një ish-spiun, që tashmë synohej të vritej nga vendi i tij.

Oficeri në fjalë deklaroi ‘Novichok’ mori aq shumë gjëra nga ai dhe se tashmë ‘duhet të pranonte humbjen’, për t’u larguar nga puna. Ai punoi për 18 vitë në këtë detyrë dhe tha se ishte ëndrra e tij që kur kishte qenë adoleshent, shkruan BBC. 

Angus Macpherson, komisari i policisë për krimin në Wiltshire ku punonte oficeri, tha se ai ‘simbolizonte përkushtimin dhe ndjenjën e detyrës publike’.

Sa i përket ngjarjes së helmimit të ish-spiunit dhe vajzës së tij në atë periudhë ish-kryeministrja e Anglisë Theresa May akuziu drejtpërdrejtë Rusinë, që e mohoi këtë. Elementi ‘Salisbury Novichok’ është i njëjti që u përdor edhe te Navalny, kundërshtari politik i Putin.

Spiuni dhe vajza e tij shpëtuan pas kurimit në spitalet angleze, ndërsa edhe Navalny, i kuruar në Berlin, pati të njëjtin fat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy