Berisha: Raporti për integrimin po fshihet, është i mbushur me mashtrime

Berisha: Raporti për integrimin po fshihet, është i mbushur me mashtrime

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi në seancën e sotme parlamentare se mazhoranca socialiste nuk guxon të lexojë raportin e miratuar prej qeverisë për integrimin, duke thënë se është i mbushur me mashtrime.

 

Ai tha raporti duhet të lexohet dhe mbi bazën e raportit të lexuar, të bëhen diskutimet dhe pastaj të votohet rezoluta.

 

Kreu i opozitës pyeti se si ka mundësi të diskutohet për një raport që nuk e dinë qytetarët se çfarë është. 

 

Keni paraqitur sot në këtë parlament raportin mbi integrimin në BE, i cili nga alfa tek omega, nga fjala e parë tek fjala e fundit është mashtrim dhe vetëm mashtrim. Ky është një akt jashtëzakonisht i rëndë në një moment shumë të rëndësishëm për shqiptarët, për Shqipërinë. Ju paraqisni një raport para parlamentit që nuk guxoni ta lexoni dhe vendosni në mënyrë antikushtetuese që raporti të mos lexohet, që qytetarët të mos njihen me mashtrimet tuaja. Nuk ka akt më jo serioz. Prandaj kërkoj të tërhiqet menjëherë raporti. 

 

Raporti është fund e krye mashtrime dhe burokraci. Keni renditur vendime qeverie, etj., me radhë. Kurse për sa i përket performancës, të gjitha janë trillime. Raporti nuk miratohet. Raporti duhet të lexohet këtu, dhe mbi bazën e raportit të lexuar, të bëhen diskutimet dhe pastaj të votohet rezoluta. Ju krijoni agjendën sipas qejfit tuaj. Si ka mundësi të diskutojmë për një raport që nuk e dinë qytetarët se çfarë është? Pse ua fshihni qytetarëve raportin? Sepse e keni mbushur me mashtrime. 

 

Nuk guxojnë t’i dalin zot raportit. Skandal! Nuk arrini gjer këtu, keni detyrim ndaj qytetarëve... Të dalë këtu, të lexohet raporti. Po tani, si të përfundoj unë, kur ju kërkoni të diskutoni për një raport që nuk e dinë qytetarët se çfarë është? A e mendoni ju se çfarë kryeni këtu? Si mund të pranosh ti një gjë të tillë z. kryetar, të flasësh për integrimin një raport të tërë dhe qytetarët nuk e dinë çfarë është thënë? Çfarë jeni ju?

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy