Skandali i byzylykëve elektronikë, cili ishte roli i Lysjen Alit? (VIDEO)

Skandali i byzylykëve elektronikë, cili ishte roli i Lysjen Alit? (VIDEO)

Një prej të arrestuarve për abuzime me tenderat në Ministrinë e Drejtësisë ka qenë pjesë e një grupi auditimi për kontratën që ka të bëjë me byzylykët elektronikë. Një shkresë e vitit 2017, që mban firmën e ish-ministrit Gazmend Bardhi, konfirmon se Lysjen Ali ka qenë anëtar i jashtëm i grupit të auditimit, me detyrë përgjegjës i Sektorit të Teknologjisë së Informacionit

Lysjen Ali ishte i vetmi person i shpallur në kërkim nga grupi i zyrtarëve të akuzuar për abuzime të rënda me tenderat dhe procedurat e prokuroimit publik në Ministrinë e Drejtësisë, të kryera kryesisht përgjatë vitit 2017.

Por ndryshe nga sa thuhej se ai është akuzuar dhe më pas arrestuar ditën e hënë për shpërdorim detyre në funksionin e juristit, shkresat e disponuara nga Tema Tv, konfirmojnë se Lysjen Ali ishte pjesë e grupit të auditimit për hetimin e plotë administrativ mbi veprimet për planifikimin e prokurimit dhe lidhjen e kontratës nr 8383/10 datë 21.02.2017, që ka të bëjë me monitorimin elektronik.

Shkresa e cila mban sërish firmën e ish-ministrit të Drejtësisë Gazmend Bardhi vëren dhe përbërjen e grupit auditues, i cili duhet t’i përcillte brenda ditës informacionet rreth auditimit, që mbështetej nga Lysjen Ali si anëtar i jashtëm i grupit të auditimit me detyrë përgjegjës i sektorit të teknologjisë së Informacionit.

Grupi audimimit, ashtu sic konfirmon shkresa mbështetëse, është ngritur me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe aty theksohet se mospërmbushja e urdhrit përbën mospërmbushje të detyrave sic parashikon ligji për nënpunësin civil.

Lysjen Ali ishte ngarkuar me përgjegjësinë te verifikonte sasinë dhe cilësinë e mallrave dhe shërbimeve, të verifikonte procedurat e zbatimit të kontratës nga të dy palët dhe funksionalitetin e shërbimit të aplikacionit mobile për monitorimin e të burgosurve, funksionimin e sistemit SME kamerave të sigurisë së sistemit të mbrojtjes dhe sinjalizimit të rënies së zjarrit dhe kolaudimin e tyre, çka hedh dyshime për mospërmbushje të këtij urdhri.

Objekti i auditimit bazohet mbi dyshimet e ngritura më herët se veç shkeljeve të tjera proceduriale për të cilat akuzohet kryesisht ish-sekretarja e përgjithme e ministrisë së dretësisë Juliana Hoxha, nuk ishte kryer kolaudimi i pajisjeve, si për shembull byzylykët elektronikë, të cilat sikurse rezulton në shkresa nuk jepte alarm në rastet kur subjekti e heq dhe largohet.

Fakti që sistemi i tyre nuk funksionon u pranua publikisht edhe nga ministrja aktuale Etilda Gjonaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy