
Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur tek mbikalimi i Rinasit, ku viktimë ka mbetur 68-vjeçarja me iniciale R.L.
Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, gruaja ka qenë duke kaluar rrugën, kur është përplasur nga një automjet, i cili drejtohej nga Elton Doda, 25 vjeç, banues në Mamurras.
Përplasja ka rezultuar fatale për gruan e cila, pavarësisht ndihmës së parë të dhënë në spital, nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë.
Ka qenë vetë drejtuesi i mjetit, njëherësh autor i aksidentit i cili ka njoftuar në polici ngjarjen e rëndë.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë lagështira në rrugë dhe errësira, të cilat kanë penguar drejtuesin e mjetit të shohë gruan dhe të frenojë në kohë.



