Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon përfundimisht Gani Dizdarin

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon përfundimisht Gani Dizdarin

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari, është shkarkuar përfundimisht nga detyra. 

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e tij.

Dizdari u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në datë 16 korrik të vitit të kaluar.

Shkak për këtë vendim u bë vlerësimi i figurës së tij përmes procesit të vetingut, në dy komponentë të të cilit Dizdari paraqiste parregullsi (pasuria dhe kontaktet me botën e krimit).

Dizdari e apeloi vendimin e KPK-së, i cili pas shqyrtimit nga KPA-ja u la në fuqi, duke vulosur përfundimisht shkarkimin e ish-anëtarit të Kushtetueses.
Gjatë hetimeve nga KPK-së rezultoi se në deklarimin e pasurisë së gjyqtarit nuk justifikoheshin pasuritë e vajzës së tij.

Po ashtu, KPK-ja konstatoi lidhje të Dizdarit me persona me precedentë penalë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy