
Duke filluar nga ora 17:00, do të luhet sfida mes Erzenit dhe Laçit, e vlefshme për javën e 10-të në Superiore, e cila transmetohet në ekranin e MCN 24.
Të dyja ekipet vijnë pas humbjeve dhe do të kërkojnë me çdo kusht kthesën. Pritet një sfidë e bukur dhe e luftuar, ashtu siç ishte edhe e para që u mbyll në barazim 3-3.
Pak minuta para fillimit të sfidës, dy trajnerët, kanë zbuluar edhe titullarët.
FORMACIONET ZYRTARE:
ERZENI: Hasanbelli, Maliqi, Sadiki, Atanda, Peposhi, Kacbufi, Alba, Migone, Kiqina, Meçja, Mihana.
LAÇI: Dajsinani, Kurti, Dajko, Paulo Zhunior, Qato, Kryeziu, Manellari, Ujka, Bajramaj, Melo, Sobowale.



