Babai i vajzës që u përdhunua dhe u vra nga 41-vjeçari: Buzëqesha kur trupi i tij u bë shosh nga plumbat

Babai i vajzës që u përdhunua dhe u vra nga 41-vjeçari: Buzëqesha kur trupi i tij u bë shosh nga plumbat

Babai i 3 vjeçares që u përdhunua nga një 41 vjeçar tha se ndihej i “lehtësuar dhe i buzëqeshur” ku trupi i përdhunuesit u mbush me plumba. Yahya Almatari qëndronte në frontin e një turme prej mijëra njerëzish duke parë ekzekutimin me mitraloz AK-47 të një burri që përdhunoi dhe vra një vajzë trevjeçare.

Fqinji i tij 41-vjeçar Muhammed al-Maghrabi u dënua nga një gjykatë e Sheriatit në Jemen për përdhunim të vajzës së vogël Rana Almatari pasi e rrëmbeu atë nga rruga.

Yahya i tha MailOnline: “Ndjehem sikur kam rilindur. Kjo është dita e parë e jetës sime. Tani jam i lehtësuar “.

“Unë pashë vrasësin e vajzës sime Rana që u ekzekutua në Sheshin Tahrir në Sana’a. Pastaj shkova me njerëzit e familjes sime dhe fqinjët dhe disa nga njerëzit e turmës në spital, ku Rana ishte në morg”.

“Jamileh dhe unë jam mirënjohës ndaj Zotit. Drejtësia dhe sundimi i Allahut janë bërë”.

Imazhet treguan ekzekutimin e pedofilit që përdhunoi dhe vrau vajzën e vogël.

Mijëra njerëz u mblodhën në kryeqytetin jemenas, Sana’a, për të dëshmuar – dhe për të marrë fotografi të ekzekutimit publik.

Krimi i tmerrshëm përkoi me ditën e parë të Eid al-Fitr, festën myslimane që shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe nxiti zemërimin mes popullatës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy