Arrestohet në Nikël i shumëkërkuari Marklen Haka

Arrestohet në Nikël i shumëkërkuari Marklen Haka

Është arrestuar këtë të premte i shumëkërkuari Marklen Haka. I shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit “Revanshi”, Haka u arrestua në zonën e Niklës në Fushë Krujë.

Haka njihet si pjesë e “Bandës së Niklës”, ku në shtator 2019 i ka shpëtuar një atentati, ndërsa në një atentat të dytë më 2022 mbeti i plagosur.

Ai akuzohet për tentativë vrasje, pjesë e grupit të strukturuar kriminal e armëmbajtje pa leje.

"Marklen Haka, alias Marklen Aliu i biri i Lutfi dhe i Lutfije, i

datelindjes 04.04.1991, lindur në Kruje dhe banues ne lagjen e

Hakave, Nd.8, H.1, Nikël 1504, Kruje, me shtetësi shqiptare, i

dënuar, mbajtës i dokumentit identifikues, karte identiteti me nr.

personal (ID) J10404012T, i dyshuar për veprat penale te:

31.1. "Vrasje me paramendim", e mbetur ne tentative, ne dëm të

shtetasit Durim Bami, ngjarje e ndodhur në datën 04.11.2020 në

qytetin e Tiranës, kryer ne forme te veçantë te bashkëpunimit, atë të

grupit të strukturuar kriminal, "Grupi i strukturuar kriminal" dhe

"Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale", parashikuar nga nenet 78/2, 22, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

31.2. "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale per te kryer

vrasje", ne dem te shtetasit Durim Bami, kryer ne forme te veçante

te bashkepunimit, ate te grupit te strukturuar kriminal, "Grup i

strukturuar kriminal" dhe "Pjesemarrje ne grup te strukturuar kriminal", te parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal.

31.3. "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armive, armeve shpërthyese

dhe municionit", ne bashkepunim ne formën e "Grupit të strukturuar kriminal", parashikuar nga nenet 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy