Rama në Bashkinë Vlorë, kërkon shkarkimin e gjithë drejtorëve/ Ndryshon drejtuesit e PS në qark

Rama në Bashkinë Vlorë, kërkon shkarkimin e gjithë drejtorëve/ Ndryshon drejtuesit e PS në qark

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim në Bashkinë e Vlorës, ku të pranishëm kanë qenë kryetari i Bashkisë Ermal Dredha, drejtues të drejtorive vendore, deputetët aktualë dhe ata të zgjedhur nga zgjedhjet e 11 majit.

Takimi, i cili ka zgjatur rreth 90 minuta, është mbajtur me dyer të mbyllura, ndërsa mësohet se ka patur tone të ashpra dhe kërkesa konkrete nga ana e Kryeministrit. 

Burime nga takimi bëjnë me dije se Rama ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të të gjithë drejtorëve të Bashkisë së Vlorës.

“Që nga ky moment, të gjithë jeni të shkarkuar. Kryetari i Bashkisë duhet të firmosë menjëherë shkarkimet,” mësohet të ketë deklaruar Kryeministri Rama.

Gjithashtu Rama është shprehur se të gjithë duhet të jenë në gatishmëri për zgjidhjen e çdo problemi të qytetarëve apo edhe për problematikat e qytetit. 

Ky reagim i Ramës vjen në një kohë kur qyteti është hasur me problematika të ndryshme dhe nuk janë gjetur zgjidhje nga drejtoritë respektive. 

Ky vendim vjen në një kohë kur Bashkia e Vlorës ka qenë në qendër të vëmendjes për problematika të ndryshme në administratë dhe për pakënaqësi të shprehura për mënyrën e funksionimit të strukturave vendore.

Ende nuk dihet se kush do të jenë zëvendësuesit e drejtorëve aktualë, ndërsa në ditët në vijim priten lëvizje konkrete në administratën vendore të Vlorës.

Pas takimit Rama ka ecur në këmbë i shoqëruar nga Mazniku, Pirro Vëngu dhe Sinan Idrizi, duke qëndruar për 30 minuta në kafe dhe më pas është larguar

Nuk mbetet me kaq por sipas informacioneve Rama ka ndryshuar edhe kryetarët dhe bashkëkryetarët e Partisë Socialiste Vlorë. Nga Admir Malaj dhe Vilma Bello si bashkëkryetarë Rama ka komanduar në krye të Partisë Socialiste Vlorë, Klevis Kason dhe bashkëkryetare Erjona Ismailin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy