
Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PD, zëdhënësja e selisë blu Floriana Garo ka bërë me dije vendimet që janë marrë.
Në një deklaratë për mediat Garo bëri me dije se objekti i grupit të verifikimit është bërja e transparencës për fondet me aktivitet lobimi të PD-së.
Sipas saj, grupi i auditimit duhet të verifikojë dhe tu përgjigjet akuzave që kanë ardhur për fondet e dyshimta nga Rusia.
Kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë u mblodh këtë pasdite dhe vendosi ngritjen e grupit të auditimit dhe verifikimit të përdorimit të fondeve të Partisë Demokratike të Shqipërisë për aktivitete lobimi në fushatën zgjedhore të vitit 2017. Bazuar në nenin 47 dhe 48, pika 1, gërma E, të Statutit të Partisë Demokratike dhe në Rezolutën e Kuvendit Kombëtar të datës 30 Prill. Në mbledhjen e datës 26 Shtator 2022, kryesia e Partisë Demokratike me qëllim auditimin e përdorimit të të fondeve të Partisë Demokratike për çështjen Nik Muzin vendosi ngritjen e grupit të auditimit me përbërjen si më poshtë:
Ledina Mandia – kryetare
Florion Mima – Anëtar
Edmond Spaho – Anëtar
Enno Bozdo – Anëtar
Aldo Bumçi – AnëtarObjekti i veprimtarisë së grupit të auditit është kontrolli,verifikimi, dhe bërja e transparencës së plotë lidhur me përdorimin ose jo të fondeve të Partisë Demokratike të Shqipërisë, me çfarëdolloj prejardhje, në aktivitete lobimi në periudhën përpara, gjatë dhe pas zgjedhjeve për kuvendin e datës 25.06.2017. Grupi i auditit duhet të verifikojë në mënyrë të veçantë dhe të japë përgjigje të plotë lidhur me akuzat e bëra publike në media mbi përdorimin e fondeve me prejardhje të dyshimtë ose dhe të paligjshme për aktivitete lobimi në favor ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Lulëzim Basha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



