Publikimi i databazës së pagave/ Fuga: Dokument ilegal që është bashkim i disa copave të ndryshme

Publikimi i databazës së pagave/ Fuga: Dokument ilegal që është bashkim i disa copave të ndryshme

Qeveria e Shqipërisë, ka reaguar sot fill pas publikimit të listës me emra të tatim-paguesve që iu bën publike të dhënat personale dhe pagat.

Endri Fuga, zëdhënës i Qeverisë shkruan se bëhet fjalë për një dokument ilegal që është bashkim i disa copave të ndryshme.

Ai ka bërë me dije se, Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të depozitojë një kallëzim penal në Prokurori për zbardhjen e ngjarjes.

“Analizat paraprake tregojnë qartësisht se nuk ka ndodhur asnjë eksport digjital i databazës së pagave për periudhën janar-prill 2021 në fushat e dokumentit të hedhur në qarkullim”, shkruhet në reagim.

Fuga thekson se, databaza digjitale zyrtare e të dhënave të disponueshme nuk e përmban fushën “Emri i Plotë” siç lexohet në këtë dokument ilegal.

“Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka mbyllur prej rreth një muaji termat e referencës për procedurën e hapur ndërkombëtare të auditimit për efekt të certifikimit me standardet ISO të sistemit informatikë të tatimeve, e cila shpallet zyrtarisht javët e ardhshme. Ndërkohë ministria e Financave dhe Ekonomisë po përgatit denoncimin zyrtar për prokurorinë, në kërkim të zbardhjes së kësaj ndërhyrjeje kriminale në databazën e pagave të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë”, tha Fuga”, njoftohet nga Financat.

Një publikim i jashtëligjshëm i një databaze me të dhënat e 637 mijë e 138 tatimpaguesish, po qarkullon me shpejtësi në rrjetin social “Whatsapp” dhe ka alarmuar tashmë publikun.

Nisur nga kjo Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht një hetim mbi të dhënat e publikuara dhe po analizon si mund të ketë ardhur deri te rrjedhja e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy