Tik-Tok ndikon tek çrregullimet e të ngrënit

Tik-Tok ndikon tek çrregullimet e të ngrënit

Ekspozimi ndaj disa videove në TikTok mund t'i vendosë gratë në rrezik më të lartë të problemeve që lidhen me çrregullimet e të ngrënit, sipas një studimi të ri.

Studiuesit paralajmërojnë se duhet të vendosen kontrolle të rrepta në platformë për të ndaluar atë që ata e përshkruajnë si përmbajtje "pro-anoreksie", përndryshe përdoruesit rrezikojnë të përjetojnë pasoja të dëmshme.

Në këtë studim morën pjesë 273 përdoruese gra të TikTok të moshës 18 deri në 28 vjeç.
Atyre iu dhanë pyetësorë që lidheshin me çrregullimet e të ngrënit, të tilla si bulimia apo anoreksia.

Nga grupi, 126 grave iu shfaqën video të TikTok ku flitej për këshilla se si të humbësh peshë apo video ku shfaqeshin grave të dobëta me forma të konsideruara si ideale.
 

Pjesës tjetër të grupit iu shfaqën video rreth natyrës, gatimit, komedisë dhe kafshëve.

Pasi qëndruan në Tik-Tok shtatë deri në tetë minuta, të dy grupeve iu kërkua të plotësonin përsëri pyetësorët, duke vënë re një ndryshim të përgjigjeve të tyre.

Studimi, i cili u botua në revistën Plos One , zbuloi se përmbajtja pro anoreksisë "reduktoi ndjeshëm" vetëvlerësimin për veten dhe trupin e tyre tek gratë e grupit të parë, duke shkaktuar sipas studiuesve  dëmtim psikologjik.

Shumica prej grave pjesëmarrëse në studimin ishin nga Australia dhe raportuan se shpenzonin dy ose më shumë orë në ditë në TikTok.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy