Eksperti i sigurisë Faik Basha në ‘MCN Live’ teksa ka komentuar për raportimin e ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, në Komisionin e Sigurisë u shpreh se ai duhet të kishte bërë aty analizën mbi situatën e sigurisë në vend dhe jo të fliste me nota arrogance.
Sipas tij e keqja e Shqipërisë është fuqizimi i mafias, ku rendi dhe siguria është përtokë dhe s’mund të shkosh në komision dhe të bësh politikë.
Mund të themi se ministri u soll dje me arrogancë gjatë raportimit në komision. Ministri i brendshëm me gjithë këto problematika del dhe bënë krahasimin me 2013 me policë që atëherë kanë qenë klasë parë dhe sot i kanë struktura, pra i kanë rritur vetë, ka drejtues qarqesh që kanë qenë prej vitesh në strukturat e policisë, pra ka elementë më kryesorë të sigurisë në vend që kanë më shumë se 11 vjet që funksionojnë nën qeverisjen e tyre.
Të dalësh në komision dhe të mos bësh analizë mbi situatën e sigurisë kur ty ta bënë analizën Interpoli dhe mafia. Gjermania kohët e fundit kanë ngritur shqetësimin se s’kanë një bashkëpunim me shtetin amë se nga vijnë bandat, janë rritur kapacitete e mafias dhe kjo si pasojë e mos luftimit të tyre nga vendi i origjinës. këtu duhet të fillojë analiza.
Janë 12 vrasje dhe janë zbuluar 8, por sa ke arrestuar aty. E keqja e Shqipërisë është fuqizimi i mafias. Rendi dhe siguria është përtokë dhe s’mund të shkosh në komision dhe të bësh politikë sepse vjen nga strukturat e rendit dhe sigurisë. Policia nuk ka informacione, nuk gjen dot se kush i ka kryer atentatet që rrezikojnë jetën e qytetarëve.
Sa i përket garës për krun e policisë së shtetit, Basha tha se u diskutua që priten ndryshime të mëdha pas vendosjes së drejtuesit.
Sigurisht që ministri e atakoi garën që në fillim dhe aty kishin aplikuar me dhjetëra, madje dhe një që kërkohej nga polica, por mendoj se problemi këtu është politik dhe komandohet drejtpërdrejt nga kryeministri. Dëshira dhe vullneti për të ndërtuar një strukturë serioze duhet vullnet politik.
Ti ke 6 ministra të brendshëm të ndryshuar dhe nëse ne do presim ndonjë gjë të madhe me vendosjen e drejtorit të përgjithshëm të policisë asgjë s’ka për të ndodhur. Propaganda nuk sjell fryte pune.Drejtuesi i policisë do jetë ai që ka më shumë lobim dhe mbështetje te kryeministri.



