Basha mesazh Berishës: Do të zbatoj statutin për shkeljen e vendimit te kryesisë: paralajmërim, pezullim dhe përjashtim

Basha mesazh Berishës: Do të zbatoj statutin për shkeljen e vendimit te kryesisë: paralajmërim, pezullim dhe përjashtim

 Në mbledhjen e sotme më 71 kryetaret e degëve të Partisë Demokratike, kryedemokrati Lulzim Basha

Lulzim Basha , ka thënë se vota e kryesisë i dha përgjigje kujtdo që dyshonte në procedurat demokratike në parti.

Basha tha se më 18 dhjetor mbahet Kuvendi Kombëtar i PD dhe nga ky kuvend ne dalim te bashkuar, partner të palëkundur të SHBA dhe BE.

“Do të bëjë Sali Berisha miting me 11 dhjetor? Apo mendon se do të ngrejë struktura paralele? Ka thënë që nuk e njeh Kuvendin e datës 18, si Kuvend legjitim. E kuptoj, asgjë legjitime nuk njeh Sali Berisha. Sepse qëllimi është ilegaliteti, bunkerizimi, destabilizimi i PD.

Por veprimet ilegjitime, tentativa për bunkerizim, dëmtimi i interesave elektorale dhe politike te PD, e kanë përgjigjen në Statut.

Basha paralajmëron që do vërë në zbatim pikën 3, të propozuar në kryesi për shkeljen e vendimeve të kryesisë, saktësisht neni 27 që parashikon, paralajmërim; pezullim dhe përjashtim

“ Dhe do ta zbatoj Statutin ndaj kujtdo. Kush shkel vendimin e Kryesisë së Partisë, fatin e ka të caktuar nga Statuti i Partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën.

Boll është boll. Asnjë anëtar nuk është mbi Statutin dhe nuk është mbi të tjerët.”- u shpreh Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy