Ndahet nga jeta akademiku Fahrudin Hoxha, Gjiknuri: Humbëm projektuesin e veprave madhështore

Ndahet nga jeta akademiku Fahrudin Hoxha, Gjiknuri: Humbëm projektuesin e veprave madhështore

Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare akademiku dhe profesori Fahrudin Hoxha. Emri i akademikut te njohur lidhet me projektimin e nje sere veprash te rendesishme hidroenergjitike në vendin tonë.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur ministri Damian Gjiknuri.

Mesazhi i Gjiknurit 

Me hidhërim mësova lajmin e trishtuar për ndarjen nga jeta të Profesor Farudin Hoxhës. Lajm i rëndë, që prek familjarët e tij, kolegët, miqtë dhe dashamirësit e shumtë.

Profesor Farudini do të mbahet mend gjatë si projektuesi i disa prej veprave më madhështore të energjitikës në Shqipëri.

Pavarësisht gjendjes së rënduar shëndetësore, ai nuk reshti për asnjë ditë së kontribuari me mendimet dhe këshillat e tij të vyera.

Familja humbi njeriun e dashur! Kolegët dhe miqtë humbën bashkëudhëtarin e shumë sfidave!

Sektori elektroenergjitik humbi njeriun që me veprat e tij nuk do të harrohet asnjëherë. Të gjithë, kemi humbur një njeri të mirë! U prehsh në paqe Farudin!

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy