Salvini i kundërpërgjigjet Juncker-it: Flas vetëm me ata që janë esëll

Salvini i kundërpërgjigjet Juncker-it: Flas vetëm me ata që janë esëll

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, nuk ia ka kursyer ironinë presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker. Në një intervistë për Canale 5, Salvini i kujton Juncker-it disa momente të sikletshme në Parlamentin Europian.

“Ky zotëri është kreu i qeverisë që drejton 500 milionë europianë, një njeri që vetë vjen nga një parajsë fiskale si Luksemburgu. Nëse kërkoi në “Google” me emrin e tij dhe fjalët “i dehur” apo njeri që shkon duke u lëkundur, do t’ju dalin disa pamje interesante”, ka thënë Salvini.

Deklarata e Salvinit vjen si kundërpërgjigje ndaj asaj që tha Juncker pak ditë më parë, kur hodhi hipotezën se Italia rrezikon një skenar grek.

“Unë flas vetëm me njerëz që janë esëll, që nuk bëjnë krahasime, duke mos qenë vetë as në qiell as në tokë”, tha Salvini.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy