Rama flet me shifra dhe kategori: Nga janari pensionet do të rriten çdo muaj

Rama flet me shifra dhe kategori: Nga janari pensionet do të rriten çdo muaj

Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se nga janari i vitit të ri 2026 pensionet do të rriten çdo muaj, përtej indeksiomit të plotë, duke thënë se mbrëmë u dorëzua në Kuvend projektbuxheti i vitit 2026. 

 

Ai deklaroi se pensionistët tanë përveç bonusit të fundvitit, nga janari do të kenë rritje të shtrirë muaj pas muaji përmbi indeksimin e përvitshëm.

 

Sipas kategorive në fund të mandatit pensioni mesatar do rritet

-Pensioni urban me vitet plota pune të shkojë 40 mijë lekë të reja nga 27 mijë 350, që është sot.

-Pensioni urban i pjesshëm të shkojë mesatarisht 22 mijë lekë të reja nga 15 mijë e 850 lekë, që është sot. 

-Pensioni rural të shkojë 18 mijë lekë të reja nga 11 mijë e 500, që është sot. 

-Pensioni familjar të shkojë 18 mijë lekë të reja nga 11 mijë e 400, që është sot.

-Pensioni i invaliditetit të shkojë 30 mijë lekë të reja nga 20 mijë që është sot. 

 

Kryeministri shtoi se nga janari i vitit të ri, 2026, pensionet do të rriten çdo muaj si vijon e përsërisë përtej indeksimit vjetor që do të jetë një tjetër gjë.

 

-Pensioni urban në vitet të plota pune do të rritet 1 mijë e 800 lekë,

-Pensioni urban i pjesshëm do të rritet 800 lekë,

-Pensioni rural do të rritet 1 mijë lekë, 

-Pensioni familjar do të rritet 700 lekë, 

-Pensioni i invaliditetit do të rritet 600 lekë. 

 

Rama tha se në vitet në vijim, të njëjtat shifra do të dyfishohen për secilën kategori në 2027, do të trefishohen 2028, do të katërfishohen 2029 për të arritur vlerën e premtuar në qershor të këtij viti, ku shqiptarët na dhanë plot 83 mandate. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy