Një ditë para zgjedhjeve në Kosovë, Valmir Elezi tregon risitë e procesit

Një ditë para zgjedhjeve në Kosovë, Valmir Elezi tregon risitë e procesit

Pritet të mbahen nesër zgjedhjet lokale në Kosovë, ndërkohë që sot vendi është në heshtje zgjedhore. Në një lidhje me skype për MCN TV zëdhënësi i KQZ-së në Kosovë Valmir Elezi tha se situata aktualisht është e qetë dhe nuk ka pasur asnjë incident. Aktualisht tha Elezi po vijon shpërndarja e materialeve zgjedhore, ndërkohë që tregoi se KQZ ka mundësuar procesin e pastrimit të listave të votuesve me një mënyrë të re dhe se po ashtu në këto zgjedhje do të votojnë qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë saj dhe përmes postës pata që ndodhen në qendrat e paraburgimit në Hagë.

Intervista:

Sot heshtje zgjedhore në Kosovë. Si u karakterizua kjo fushatë z. Elezi dhe a është gjithçka gati për vendvotimet dhe vendnumërimet?

Elezi: Përgjithësisht edhe pse KQZ nuk ka ndonjë rol në mbarëvajtjen zgjedhore ajo që kemi vënë re përgjithësisht situata ka qenë e qetë dhe nuk ka pasur ndonjë incident. Fushata ka qenë në rregull dhe ajo që po ndodh tani është shpërndarja e materialeve në gjithë Kosovën dhe i njëjti do shpërndahet edhe nesër. Do të jenë 2.447 vendvotime.

Çfarë risie kanë pasur koalicionet dhe kandidatët? Pamë se për zgjedhjet e 17 tetorit kanë aplikuar edhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Elezi: KQZ ka mundësuar votimin e qytetarëve që jetojnë jashtë dhe gjatë aplikimit kemi pranuar dhe aplikimet përmes postës për ata që ndodhen në qendrat e paraburgimit në Hagë. Përgjithësisht numri i votuesve nga jashtë vendit është 15.532 dhe në total i qytetarëve të Kosovës është  1.885.448 qytetarë.

Sa efikase ka qenë metoda e re e aplikuar nga KQZ për saktësimin dhe pastrimin e listës së votuesve.

Elezi: KQZ ka vazhduar procesin e pastrimit të listave dhe besoj tashmë është e saktë, por mund të ketë edhe persona të vdekur që janë në listë. Ne kemi marrë një bazë me të dhëna nga departamenti i pensioneve dhe në bazë të të dhënave është faktuar vdekja gjë të cilën e kemi konfirmuar edhe në terren.

1 milionë e 885 mijë qytetarë që do t’i drejtohen kutive, ndërkohë sa i përket masave antikovid si do procedohet duke përfshirë këtu edhe komisionerët dhe vëzhguesit.

Elezi: Qytetarëve nuk do tu kërkohet nëse janë të vaksinuar, masat kanë të bëjnë me distancën fizike, maska dhe natyrisht të bëjnë disefektimin e duarve në hyrje dhe dalje të vendvotimit. Ne kemi përcaktuar një zyrtar që stafi zgjedhor do të dëshmojë që është i vaksinuar apo të ketë test se nuk është i infektuar me Covid.

Çfarë u bë me materialin  e vjetër zgjedhor?

Elezi: KQZ ka obligim të asgjësojë materialin zgjedhor. KQZ ka marrë vendim për asgjësimin e zgjedhjeve të 14 shkurtit. Janë 418 kuti që i përkasin zgjedhjeve që nuk do të shkatërrohen në mënyrë që ti shërbejnë prokurorisë.

Z. Elezi sa të regjistruar ka nga Diaspora? Si është mundësuar ajo dhe a ka pasur ardhje masive të shqipatërve të Kosovës që jetojnë në shtete të ndryshme.

Elezi: Në bazë të të dhënave ne kemi votues jashtë Kosove 17.532 votues jashtë Kosovës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy