Shqipëria humbi 20 vende/ Reagon Rama: S'ka media të intimiduar, por viktima të shpifjeve!

Shqipëria humbi 20 vende/ Reagon Rama: S'ka media të intimiduar, por viktima të shpifjeve!

Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medias, kryeministri Rama deklaroi në “Twitter” se është gënjeshtër pretendimi se gazetarët janë viktima të dhunës policore në Shqipëri.

 Kreu i qeverisë tha se në vendin tonë s’ka media të intimiduar, por gjithnjë e më shumë viktima të shpifjeve, gënjeshtrave dhe lajmeve të rreme. Deklarata e Ramës vjen në një ditë kur organizata “Reporterët pa Kufij” bëri me dije se Shqipëria ka humbur 20 pozicione në lirinë e medias.

 

DEKLARATA

E di që edhe ky opinion i imi do klasifikohet si sulm, presion, agresion kundër mediave, por e kam të pamundur të hesht kur shoh se si tallen disa me lirinë e fjalës dhe se si liria e shtypit bëhet liri e shtypjes, duke shkelur mbi faktet, njerëzit dhe vendin,në emër të saj!

Gazetarët viktima të dhunës policore në Shqipëri? Çfarë gënjeshtre!Gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballen me sulme politike? Çfarë fantazie! Vetërregullim etik në median shqiptare? Çfarë talljeje!Vetëm titulli mungon: Ankesa për mungesën e lirisë ngaqë s'dimë ç'të bëjmë me lirinë!

Në Shqipëri s'ka as media të intimiduar, as gazetarë të penguar në lirinë e tyre. Madje në Shqipëri ka gjithnjë e më shumë viktima të shpifjeve, gënjeshtrave e lajmeve të rreme! Flitet për gjyqe me gazetarë, kur në fakt s'ka! Flitet për ligjin antishpifje kur në fakt s'ekziston!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy