Inceneratorët/ Gështenja: SPAK mund të shkojë në majën e piramidës. 16 deputetët e PS të lënë imunitetin (VIDEO)

Inceneratorët/ Gështenja: SPAK mund të shkojë në majën e piramidës. 16 deputetët e PS të lënë imunitetin (VIDEO)

Deputeti demokrat Lefter Gështenja duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV për aferën e inceneratorëve shprehu bindjen se nëse hetimet shkojnë deri në fund SPAK-u mund të shkojë deri “në majën e piramidës”. Gështenja tha se një hetim i thelluar mund të nxjerrë të gjithë zinxhirin e zyrtarëve të përfshirë në aferë. Ai vuri në dukje se nëse një ministër do të tërhiqej dhe s’do të firmoste, qeveria do ta kishte të vështirë ta merrte këtë vendim. “Dje dhe më parë kam inkurajuar çdo veprim të SPAK, edhe pse kam thënë që janë hapa të ngadaltë, gjithësesi është momenti për të qenë në krah të organeve ligjzbatuese për t’i shkuar deri në fund kësaj mega-afere. PD ka vjet që flet për këtë mega aferë, ndërkohë që qeveria ka bërë një vesh të shurdhët. E vërteta ka dalë që është me opozitën, me PD. Për inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit, edhe pse duhet të ishin hedhur hapa më të shpejtë, ndërkohë rasti i Tiranës ka qenë i ndryshëm. Skema është e njëjtë, i njëjti grup njerëzish, një grup i strukturuar kriminal. Nëse do t’i shkohet deri në fund këtij hetimi jam i bindur 1000 për qind, që gjithë zinxhiri i përfshirë në këtë super mega aferë do shkojë para përgjegjësisë. Mjafton një drejtor i përgjithshëm, apo ministër të mos pranonte të firmoste, kjo procedurë s’do vazhdonte. Sikundër, nëse një ministër tërhiqej, nuk firmoste, jam i bindur që edhe qeveria do ta kishte të vështirë ta merrte këtë vendim. Unë mendoj që gjithë zinxhiri i përfshirë në këtë aferë duhet të shkojë para drejtësisë, qoftë kryetari i bashkisë që i hapi rrugën kësaj procedure. Është një procedurë skandaloze në shkelje të hapur të ligjit për koncesionit. Mjafton një fakt i thjesht, sot mbeturinat vetëm depozitohen nuk digjen, çka do të thotë që tarifa është 12,5 euro, kaq e ka përcaktuar koncesionari, ndërkohë që qytetarët e Tiranës paguajnë 29 euro toni, ndërkohë që çdo vit çmimi rritet si rrjedhojë e inflacionit. Kjo është një diferencë e madhe që koncesionari e merr në mënyrë abuzive. Kemi një dëm të madh ekonomik, kjo është direkt përgjegjësi e bashkisë, tarifimi”, tha Gështenja. Ndër të tjera ai u bëri thirrje 16 deputetëve që kanë firmosur për inceneratorët të lënë imunitetet. “Kemi dëgjuar shumë politikanë të lart, qoftë Ahmetajn, Gjiknurin, Ramën, Bllakon dhe Kokën, që bënin deklarata bombastike, por faktet kanë treguar…Në Parlament janë 16 deputetë që kanë firmosur për këto koncesione. Unë u kam bërë thirrje të lënë imunitetin, t’i hapin rrugën drejtësisë vet, pa qenë nevoja të vënë në siklet kolegët për heqjen e imunitetit. Mjafton një nga këta kolegë të mos kishte firmos, të jesh i bindur që këto procedura s’do ekzekutoheshin. Është afera më e madhe që ka ndodhur në Shqipëri. Nuk kanë ku i fshehin më këto fakte dhe prova. Nëse i shkohet deri në fund drejtësia do të shkojë deri në majën e piramidës. Unë besoj se shumë shpejt do shohim se kush janë personat përgjegjës për këtë mega aferë”, shtoi Gështenja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy