SPAK godet Call Centrat/ Pula: Mashtrim me bursa fiktive, “One” nuk bashkëpunoi me Prokurorinë (VIDEO)

SPAK godet Call Centrat/ Pula: Mashtrim me bursa fiktive, “One” nuk bashkëpunoi me Prokurorinë (VIDEO)

Gazetari Besmir Pula, thotë Call Center janë vënë në shënjestër të hetimeve të autoriteteve për shkak të mashtrimit me bursa fiktive.

 

Nga studio e “MCN Live”, Pula deklaroi se pjesa më e madhe e Call Centerave, e kanë aktivitetin të kamufluar, por në fakt nuk bëjnë gjë tjetër veç mashtrimin e qytetarëve europianë, që ftohen të investojnë në bursa fiktive.

 

Ai shtoi se kompania celulare “One” nuk ka bashkëpunuar me Prokurorinë e Tiranës, nuk ka dhënë informacionin e kërkuar. 

 

48 orëshi i fundit ka patur një bum operacionesh të policisë të shtrirë në disa akse, ku aksi i parë janë Call Centerat. Sa i përket një fushe tjetër ku po goditet janë lojërat e fatit. Dje pati dy operacione, një në Laç-Milot ku u zbuluan tre baza të lojërave të fatit dhje dje operacion i SPAK për Call Center pranë gjimnazit “Sami Frashëri”. 

 

Është zbuluar se kush e ka këtë Call Center. Bëhet fjalë për Call Center e Gentian Pjetërgjokaj Ivision.al, me administratore Anisa Muçollari. Është e njëjta strategji me operacionin e Prokurorisë së Tiranës. Call Center janë futur në lupën e policisë. Janë 25 operacione që janë kryer në total. Edhe numri i Call Center që operojnë ka pësuar rritje nga viti në vit. 

 

Në dy vitet e fundit janë 250 Call Center më shumë të regjistruar në mënyrë të ligjshme në QKB. Pjesa më e madhe e kanë aktivitetin të kamufluar, por në fakt nuk bëjnë gjë tjetër veç mashtrimin e qytetarëve europianë, që ftohen të investojnë në bursa fiktive. 

 

U japin akses të shohin se financat e tyre po rriten dhe më pas nuk marrin asnjë para mbrapsht dhe detyrohen të shkojnë te autoritetet për të kërkuar paratë e tyre mbrapsht. Me masa më të rrepta anë organizatorët, financuesit, pronarët, ndërsa operatorët kryesisht procedohen në gjendje të lirë. Nga këta të rinj që punojnë merren dëshmi se si funksiononte skema. 

Paratë që marrin si pagë janë të konsiderueshme, nuk është se nuk e dinë se çfarë po bëjnë, por iu intereson paga. Kanë informacionin e nevojshëm që po bëjnë një vepër penale, por është pjesa e parasë. 

 

Kompania celulare “One” nuk ka bashkëpunuar me Prokurorinë e Tiranës, nuk ka dhënë informacionin e kërkuar. Autoritetet partnere kanë zbuluar se transferimet jepen me disa adresa përkatëse të shpërndara me “One Albania” në rrjet interneti. Kompania tha se nuk kishte informacion që të identifikonte adresat. 

 

Kompania “One” nuk ka dhënë informacion për IP-të që ka vënë në dispozicion. Duhen hetuar këto kompani që shpërndajnë internetin se këto Call Centera, pa internet nuk funksionojnë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy