500 m2 pronë me dokumente false në Gjirin e Lalzit/ Garo: Ka dyshime edhe për zyrtarë të përfshirë (VIDEO)

500 m2 pronë me dokumente false në Gjirin e Lalzit/ Garo: Ka dyshime edhe për zyrtarë të përfshirë (VIDEO)

Reporterja Ervina Garo foli sot përmes një lidhje në MCN Live mbi aksionin e policisë në Kadastrën e Durrësit, ku Prokuroria lëshoi dy urdhër-arreste për tjetërsim pronash në Gjirin e Lalzit.

Garo bën me dije se organi i akuzës ka dyshime se në këtë aferë ka edhe zyrtarë të përfshirë, por ende nuk bëhen me dije emrat e tyre.

Ka pasur një kërkesë të Prokurorisë drejtuar gjykatës, që është përcaktuar edhe masa nga gjykata, për dy punonjës të Kadastrës së Durrësit, njëri prej tyre ish-punonjës, dhe një përfitues, që në bashkëpunim kanë mundur të legalizojnë dhe më pas të privatizojnë 500 metra/katror në një nga zonat më problematike dhe të kërkuara në Gjirin e Lalzit. Kështu është ekzekutuar vendimi për juristen Jonida Margeja, arrest në shtëpi, dhe për përfituesin Ndue Mesiti, arrest me burg, pritet dhe nuk është ekzekutuar ende masa arresti me burg për një ish-punonjës të Kadastrës së Durrësit, Bled Zerba.

Bëhet fjalë për 500 metra/katror, për të cilat flitet për falsifikim të firmës dhe vulës elektronike nga ish-punonjësin Bled Zerba, në bashkëpunim me juristen që ndodhet në arrest shtëpie. Deri tani organi i akuzës bën me dije se dosja është dhënë dorazi. Firma dhe vula rezultojnë që janë bërë me fotoshop, nuk janë origjinale, kjo ka çuar në dyshime të mëtejshme për të tjerë që mund të jenë të përfshirë. Duke kontrolluar Prokuroria të gjithë numrat e protokollit, ka pasur mospërputhje. Organi i akuzës dyshon se ka edhe zyrtarë të tjerë të përfshirë. Pjesë e hetimeve është edhe një notere që operon në Durrës, për të cilën është kërkuar pezullim i licencën e saj”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy