Tronditen Filipinet, tërmeti 6.4 ballë ndërpret meshën e Krishtlindjes

Tronditen Filipinet, tërmeti 6.4 ballë ndërpret meshën e Krishtlindjes

Një tërmet me një magnitudë prej 6.4 ballë, është regjistruar ditën e sotme pranë ishujve Filipine, pranë bregdetit Luzon.

Epiqendra e këtij tërmeti ishte me një thellësi prej 150 km dhe vetëm 2 km larg qytetit të Calatagan.

Nuk raportohen të lënduar apo dëme serioze , por dëshmitarët kanë raportuar lëkundje shumë të forta dhe ndërtesa që gati lëviziën nga vendi . Si pasojë e lëkundjeve u ndërpre edhe mesha e Krishtlindjes në kryeqytetin Manila.

Filipinet ndodhen në të ashtuquajturën 'rrip zjarri' të Paqësorit, ku pllakat tektonike që përplasen shkaktojnë tërmete të shpeshta dhe aktivitet të konsiderueshëm vullkanik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy