Bullgaria i ndalon hyrjen anijeve ruse

Bullgaria i ndalon hyrjen anijeve ruse

Qeveria e Bullgarisë ka urdhëruar autoritetet portuale të vendit të pezullojnë pranimin e anijeve ruse dhe ofrimin e shërbimeve për çdo anije me flamur rus. 

Të gjitha anijeve që mbajnë flamurin rus, si dhe anijet që ndryshuan flamurin e tyre rus ose regjistrimin e tyre në ndonjë shtet tjetër pas 24 shkurtit, do u mohohet qasja në portet detare dhe lumore bullgare. 

Qeveria bullgare, megjithatë, do të bëjë disa përjashtime për anijet që kanë nevojë për ndihmë humanitare, si dhe për anijet që transportojnë karburant, ushqim dhe ilaçe në BE. 

Anijet do të mund të hyjnë gjithashtu për blerje, import ose transport në BE të gazit natyror dhe naftës, duke përfshirë produkte të naftës të rafinuar, titan, alumin, bakër, hekur, nikel, palladium.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy