Gjashtë ministra teknikë të propzouar nga PD-ja kanë hyrë dje në kabinetin qeveritar. Pasi kanë bërë betimin para presidentit Nishani, në mungesë të kryeministrit Rama, ata kanë nisur punën në zyrat e ministrive përkatëse.
Ministri i ri i Brendshëm, Dritan Demiraj, është pritur në zyra nga vetë Fatmir Xhafaj, i cili i ka dorëzuar detyrën. Demiraj ka zhvilluar një mbledhje me drejtorët e përgjithshëm të ministrisë, por pa marrë vendime. Paraardhësi i tij në post, Xhafaj, i ka paraprirë duke shkarkuar të gjithë stafin e tij politik para largimit.
Ndërsa Gazmend Bardhi ka zhvilluar mbledhjen e parë në zyrën e lënë nga Petrit Vasili, ku është njohur me dorëheqjen e shefit të kabinetit, Bledi Dervishaj. Bardhi ka thirrur në mbledhje edhe 5 këshilltarë të tjerë, duke u kërkuar dorëheqjen. Edhe në Ministrinë e Financave, një pjesë e këshilltarëve kanë lënë detyrën, pasi ka nisur punën Helga Vukaj, ndërsa disa të tjerë ishin dorëhequr që pas largimit të Arben Ahmetajt.



