Marrëveshja “win-win” për grurin/ SHBA shpreson se Rusia do kthehet në tavolinën e bisedimeve

Marrëveshja “win-win” për grurin/ SHBA shpreson se Rusia do kthehet në tavolinën e bisedimeve

Shteteve të Bashkuara u është thënë se Rusia është e gatshme të kthehet në bisedimet për marrëveshjen që lejon eksportimin e sigurt të drithërave ukrainase nga Deti i Zi. “Ne kemi parë tregues se ata mund të jenë të interesuar që të rikthehen në diskutime. Prandaj, ne duhet të presim që të shohin nëse kjo do të ndodhë”, tha ajo pa dhënë më shumë detaje. Por, “ne ende nuk kemi parë ndonjë dëshmi për këtë”, tha më 1 gusht e dërguara e SHBA-së në Kombet e Bashkuara. Ndërsa Ukraina po kërkon për mundësi të tjera si ta eksportojë grurin që ka në magazina, amerikanët njoftuan këtë javë se Rusia është e gatshme të kthehet në tavolinën e bisedimeve për një marrëveshje të re që lejon eksportimin e sigurt të drithërave ukrainase nga Deti i Zi. Ambasadorja e SHBA-ja në OKB, Linda Thomas-Greenfield, tha se nëse Rusia dëshiron që plehrat e saj artificiale të arrijnë në tregjet botërore dhe të ketë lehtësim për produktet bujqësore “ata duhet të kthehen në këtë marrëveshje”. Ndërkohë, në fushëbetejë, Ukraina dhe Rusia kanë bombarduar njëra – tjetrën me drone. Pas sulmeve të Kievit në Moskë, Rusia u hakmorr duke goditur Odesën dhe kryeqytetin e Ukrainës. Islanda është bërë anëtari i parë i NATO-s që ka pezulluar misionin e saj diplomatik në Rusi. Zyrtarët i kërkuan gjithashtu Rusisë të zvogëlojë përfaqësimin e saj diplomatik në Rejkjavik. Ministri i Jashtëm i Islandëstha se rivendosja e marrëdhënieve normale me Rusinë do të varet nga vendimet e marra nga Kremlini.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy