Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, u tha homologëve të tij britanikë dhe francezë se nëse Irani do të sulmojë Izraelin, aleatët do të duhet të përgjigjen jo vetëm në mënyrë mbrojtëse, por edhe duke sulmuar objektiva të rëndësishëm në Iran.
"Nëse Irani sulmon, ne presim që koalicioni t'i bashkohet Izraelit jo vetëm në mbrojtje, por edhe në sulmimin e objektivave të rëndësishëm në Iran", i tha Katz David Lammy dhe Stéphane Séjourné, të cilët po vizitonin Izraelin.



