Hajdutët vjedhin rreth 4 milionë euro stoli nga hoteli luksoz në Paris (VIDEO+FOTO)

Hajdutët vjedhin rreth 4 milionë euro stoli nga hoteli luksoz në Paris (VIDEO+FOTO)

Hajdutët e maskuar dhe të armatosur me sëpata dhe armët kanë rrëmbyer rreth 4 milionë euro stoli në një vjedhje në hotelin luksoz "Ritz Carlton" në qendër të Parisit.

Sipas BBC, kanë qenë pesë burra, që grabitën hotelin lusoz në kryeqytetin francez rreth 18:30 të orës lokale.

Grabitësit vodhën stoli duke shkatërruar dritaret e hotelit dhe duke vjedhur rreth 4 milionë euro mallra.

Policia franceze ka thënë se mallrat e vjedhura, që mendohet të ishin bizhuteritë, përbëjnë “një shumë të rëndësishme”.

Tre nga grabitësit u arrestuan, por policia ende është në kërkim të dy të tjerëve që arritën të iknin nga hoteli me pesë yje, me motor.

Disa të pranishëm u strehuan në bodrum ndërsa sulmuesit, të cilët mbanin maska të skive dhe rroba sportive, kryen grabitjen dramatike.

“Ndërsa grabitësit plaçkitën hotelin, turistët që pinin në bar u friksuan se ishte një sulm terrorist”, ka thënë një dëshmitar.

Por kur policia arrestoi dy të dyshuar në skenë, “shpejt u bë e qartë se ishte një grabitje”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy