Osmani përfundon takimet me palët politike: Data e zgjedhjeve caktohet pas aktgjykimit të Kushtetueses

Osmani përfundon takimet me palët politike: Data e zgjedhjeve caktohet pas aktgjykimit të Kushtetueses

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përfunduar takimet me të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

Në një komunikim zyrtar, u.d e presidentit Vjosa Osmani ka thënë se posa të pranohet aktgjykimi i plotë i Kushtetueses do të caktohet data e zgjedhjeve.

 “Në takime është diskutuar për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Pas përfundimit të takimeve dhe diskutimeve përmbajtësore me të gjitha subjektet politike u.d. Presidentja Osmani ka theksuar se sapo palët ta marrin Aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese, menjëherë do të caktohet data e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme”.

Po ashtu bëhet e ditur se Osmani do të mbajë takime edhe me KQZ-në si dhe institucione të tjera relevante në mënyrë që organizimi i zgjedhjeve të bëhet sipas standardeve më të larta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy