
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash të pakta kalimtare në relievet malore në verilindje e juglindje të territorit.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstantë gjatë mëngjesit, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 27°C vlera më e lartë në rang vendi.



