Qori: Rama e ka humbur toruan, merr dhe nuk jep asgjë

Qori: Rama e ka humbur toruan, merr dhe nuk jep asgjë

Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka folur për pensionet dhe protestën e pensionistëve. 

Qori iu përgjigj Ramës, i cili e ka quajtur "Sude me gjyslyke".

Kreu i Lëvizja Bashkë tha se kur Rama iu vesh epitete të tilla të tjerëve, zakonisht mendon për veten. Ai tha se kryeministri është hileqar, duke premtuar integrim në BE në vitin 2030, ndërkohë që deklaron se nuk ka para për pensionet. 

Rama ka humbur toruan, ka një shqetesim të madh.

Kam idenë që Rama, kur mendon për veten, ua vesh të tjerëve... Ai thotë se nuk ka mundësi të rriten pensionet, kur ai flet për suksese ekonomike, flet për rritjen e turizmit.

Kur vjen puna te pensionet, nuk ka asgjë. Po mendoja për domethënien e fjalës Sude, nënkupton një njeri që merr dhe nuk jep asgjë. Është rasti i zotit Rama, që merr dhe nuk jep asgjë.

Sudja nënkupton një premtim të madh. Po zoti Rama, thotë se në vitin 2030 do të futemi në BE, ndërkohë që thotë se nuk ka para për pensionet.

Është edhe hileqar. Mendon se pensionet e dinjitetshme, janë utopi. Ne nuk kërkojmë pensione 500 euro, por pension minimal ku pensionisti mbush barkun.

Kemi protestë të mërkurën në orën 10:00. Do të vijojë në kreshendo, do ta rrisim trysninë.

Partitë e tjera me sa duket kanë halle të tjera, që nuk bashkohen. Nuk e di.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy