Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ka deklaruar sot në Beograd se disa institucione evropiane do të bëjnë goditje të hapëta, që Serbia ta pranojë se Kosova është shtet, transmeton “Koha.net”.
"Duket se nga disa institucione europiane do të kemi goditje të hapëta e në krahinën e Kosovë – Metohi që disi ta kuptojmë e ta pranojmë se ajo është shtet”, citon b92 të ketë thënë Nikoliç në ekspozitën e hapur me rastin e kremtimit të 175-vjetorit të krijimit të ASHAS.



