
Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të hënën një ligj që e lejon atë të mbajë potencialisht pushtetin deri në vitin 2036, një veprim që zyrtarizon ndryshimet kushtetuese të miratuara në një votim vitin e kaluar.
Vota kushtetuese e 1 korrikut të vitit të kaluar përfshiu një dispozitë që rivendoste kufijtë e mëparshëm të mandatit të Putinit, duke e lejuar atë të kandidojë për president edhe dy herë të tjera. Ndryshimi u vulos nga legjislatura e kontrolluar nga Kremlini dhe ligji përkatës i nënshkruar nga Putin u postua të hënën në një portal zyrtar, shkruan Euronews.
Presidenti 68-vjeçar rus, i cili ka qenë në pushtet për më shumë se dy dekada, më shumë se çdo udhëheqës tjetër i Kremlinit që nga diktatori Sovjetik Josef Stalin, tha se ai do të vendoste më vonë nëse do të rikandidonte përsëri në 2024-ën kur mandati i tij aktual gjashtë-vjeçar mbaron.



