Resulaj: Përfitojnë mbi 5 mijë nëna nga projektligji, fëmijët rriten më shëndetshëm (VIDEO)

Resulaj: Përfitojnë mbi 5 mijë nëna nga projektligji, fëmijët rriten më shëndetshëm (VIDEO)

Komisioni për Ekonominë dhe Financat, në cilësinë e komisionit përgjegjës miratoi Projektligjin "Për një shtesë në ligjin nr.10383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Lidhur me këtë, deputetja e PS-së, Pranvera Resulaj deklaroi se ky projektligj mbështet me pagesat e kontributeve për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të gjitha nënat me tre apo më shumë fëmijë nën 18 vjeç, ku më i vogli është nën moshën pesë vjeçare dhe kur të ardhurat e familjes janë nën 100.000 lek/muaj. Më tej ajo shtoi se janë mbi 5 mijë nëna që përfitojnë nga projektligji, ndërsa theksoi se pagesa do ti shkojë fëmijës deri kur të mbushë moshën 5 vjeç.

Ky projektligj ka rëndësi për shtresat në nevojë. Është ndryshim për ligjin shëndetësor i cili sjell ndryshime në dy nene, atë për kontributet shoqërore dhe shëndetësore, për nënat që kanë 3 fëmijë e më shumë. Më konkretisht, nëqoftëse një nënë është pa punë dhe ka 3 fëmijë nga 0-18 vjeç ka të drejtë të përfitojë nga shteti pagesë nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Pra është një fond i cili del nga buxheti i shtetit. Për të kuptuar është fakti se erdhi si propozim për të bërë më të lehtë jetën e nënave dhe për ti fokusuar ato më tepër te rritja e fëmijëve dhe për t’i ndihmuar. Është një mbështetje e madhe dhe domethënëse. Ka kaluar në komisionin e ekonomisë dhe financave dhe sigurisht që do të kalojë dhe në seancën e datës 22 dhjetor. Në këtë kategori përfshihen nënat me shumë fëmijë dhe që janë të papuna dhe që kanë nevojë të rrisin fëmijët. Ato nuk i humbasin vitete e punës. Janë mbi 5 mijë nëna që përfitojnë nga ky projektligj dhe fondi shkon 634 mln lekë në vit që del nga buxheti i shtetit. Të gjitha nënat me tre apo më shumë fëmijë nën 18 vjeç, ku më i vogli është nën moshën pesë vjeçare dhe kur të ardhurat e familjes janë nën 100.000 lek/muaj, janë ajo kategori që e përfitojnë pagesën për fëmijët deri në moshën 5-vejçare. Mirërritja dhe mirëedukimi i fëmijës është fytyra e shoqërisë nesër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy