Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka premtuar të bëjë publike dokumente qeveritare të klasifikuara në lidhje me vrasjet e presidentit John F. Kennedy, senatorit Robert F. Kennedy dhe aktivistit për të drejtat civile Martin Luther King Jr.
Duke folur në një tubim fitoreje në Capital One Arena në Uashington, ai tha se administrata e tij do të "ndryshojë mbiklasifikimin e dokumenteve qeveritare", duke përfshirë ato që lidhen me krimet historike, si "hapi i parë drejt rivendosjes së transparencës dhe llogaridhënies". Ai shtoi: “Gjithçka do të publikohet”.
Vrasjet e Presidentit Kennedy në 1963, vëllait të tij dhe aleatit politik Robert n ë1968 dhe King, lideri i lëvizjes për të drejtat e njerëzve me ngjyrë, në të njëjtin vit mbetet objekt spekulimesh për përfshirjen e mundshme të elementëve brenda qeverisë amerikane.
Trump ka emëruar Robert F. Kennedy Jr., djalin e senatorit Robert Kennedy, për të shërbyer si sekretar i shëndetësisë në administratën e tij. Pasardhësi i Kenedit ka bërë fushatë për publikimin e plotë të materialeve qeveritare që kanë të bëjnë me tragjeditë në familjen e tij. RFK Jr. ka sugjeruar më parë se CIA mund të ishte përfshirë në vdekjen e xhaxhait të tij.
Administrata Kombëtare e Arkivave dhe Regjistrimeve (NARA) ka mbi 5 milionë regjistrime në lidhje me vrasjen e Presidentit Kennedy në një koleksion të vetëm.
Procesi i deklasifikimit vazhdoi gjatë presidencës së parë të Trump dhe mandatit të vetëm të pasuesit të tij, Joe Biden, por rreth 3,000 deri në 4,000 dokumente ende nuk janë zbuluar.



