Sulmi i Hamasit më 7 tetor, dorëhiqet shefi i shtabit të ushtrisë izraelite

Sulmi i Hamasit më 7 tetor, dorëhiqet shefi i shtabit të ushtrisë izraelite

Shefi i shtabit të ushtrisë izraelite Herzi Halevi njoftoi të martën se do të jepte dorëheqjen më 6 mars, duke marrë përgjegjësinë për dështimin e sigurisë më 7 tetor 2023 kur persona të armatosur palestinezë nga radhët e Hamasit në Gaza, kryen një sulm ndërkufitar në Izraeli.

Halevi, në një letër drejtuar ministrit të Mbrojtjes të Izraelit, njoftoi se do të jepte dorëheqjen.

Shefi i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Izraelit tha se do të përfundonte hetimet e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit për 7 tetorin dhe do të forconte gatishmërinë e ushtrisë izraelite për sfidat e sigurisë.

“Unë do t’ia transferoj komandën e ushtrisë izraelite në një mënyrë cilësore dhe të plotë te pasardhësi im”, shkroi Halevi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy