“Lleshaj”, kryeministri çon presidentin në Kushtetuese (VIDEO)

“Lleshaj”, kryeministri çon presidentin në Kushtetuese (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama pritet që të çojë këtë të hënë në gjykatën Kushtetuese presidentin Ilir Meta në lidhje me mosdekretimin e gjeneral Sandër Lleshajt si ministër të Brendshëm në kërkesën e parë.

Pak ditë më parë, Rama lajmëroi se do ta çojë Metën në Kushtetuese në mënyrë që veprimi i tij të mos bëhet precedent pasi sipas kreut të qeverisë, Presidenti nuk ka tagër të refuzojë propozimet e kryeministrit për kabinetin qeverisës.

Kryeministri sqaroi se përgjigjen e Kushtetueses do ta presë kur ajo të rivendoset në funksion, pasi aktualisht është me 2 anëtarë.

Ndërkohë, të premten e kaluar, kryeministri Rama firmosi kërkesën e dytë për dekretimin e Lleshajt, pasi sipas mazhorancës Meta nuk u shpreh me dekret për Lleshajn, por me një letër të thjeshtë.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi, lajmëroi të shtunën se presidenti Meta ka kërkuar informacionet që herën e parë nuk i siguroi dot për z. Lleshaj.

Ndërsa zëdhënësi i Kryeministrisë, Endri Fuga, iu kundërpërgjigj duke thënë se përgjigjet do të vihen në dispozicion këtë të hënë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy