Gati trenat e rinj Tiranë-Durrës-Rinas me 222 pasagjerë

Gati trenat e rinj Tiranë-Durrës-Rinas me 222 pasagjerë

Trenat e rinj të pasagjerëve të linjës Tiranë-Durrës-Rinas do të jenë të modelit suburban Diesel Multiple Unit. 

Ata do të kenë një kapacitet prej 222 pasagjeresh, 112 prej të cilëve të ulur.

Lidhjet me degën e Aeroportit me linjen Tiranë – Durrës do te kenë një shpejtësi tipike të lartë e cila, në kombinim me gjeometrinë e lidhjeve, do të lejojë një shpejtësi minimale operacionale prej 70 km/orë për lëvizjet në kthim.

Pavarësisht kryqëzimit hekurudhore linja per ne aeroport është e projektuar për një shpejtësi prej 100 km /orë.

Ministria e Transporteve ka bërë publik projektin e detajuar të linjës Tiranë-Durrës- Rinas. Linja Domje-Rinas do të shtrihet kryesisht përgjatë bregut lindor Lumit të Lanës duke çuar ne zvogëlimin e hapësirës së nevojshme për ndërtimin e saj.

Lidhja e Aeroportit me linjën Durrës – Tiranë do të bëhet me anë të një ndërprerje trekëndore hekurudhore në zonën e Domjes, shkruan Shqiptarja.com

Është llogaritur që të ketë vetëm një stacion ndalese rreth 2 kilometra nga Rinasi. Parashikohet të vihen 2 palë trena në rrugën Durrës-Tiranë me frekuencë 30 minutëshe, gjatë orëve të pikut.

3 palë trena parashikohen në rrugën Tiranë aeroport me frekuencë 20 minuta gjatë orëve të pikut. Në segmentin Durrës- Aeroport do të operojë vetëm një tren.

Projekti parashikon rikonstriksionin e segmentit ekzistues Tiranë Durrës, dhe ndërtimin e një segmenti të ri që do lidhë kryeqytetin me Rinasin. Kosto e projektit është llogaritur të jetë 81.5 milionë euro.   

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy