Aksidenti në ski, Gwyneth Paltrow shpallet e pafajshme

Aksidenti në ski, Gwyneth Paltrow shpallet e pafajshme

Gwyneth Paltrow është shpallur e pafajshme lidhur me akuzat e ngritura për një aksident në ski të një burri 76-vjeçar në vitin 2016 në shtetin amerikan Utah.

Aktores hollivudiane iu dha dëmshpërblim simbolik prej një dollari. Okulisti në pension Terry Sanderson ishte “100%” fajtor për aksidentin, sipas jurisë.

Ndërsa aktorja amerikane doli nga salla e gjyqit pasi u shpall e pafajshme, ajo iu afrua Sanderson duke i thënë: ‘Të uroj më të mirat’.

Ylli i Hollivudit u padit me akuzat për neglizhencë dhe braktisje në lidhje me një aksident që 76-vjeçari Terry Sanderson pretendoi se shkaktoi gjatë skijimit në vitin 2016.

Sanderson e paditi atë në vitin 2019 duke kërkuar 3.1 milionë dollarë dhe duke thënë se aksidenti në resortin e skive e la atë me dëmtime në tru.

Gjyqtari i parë hodhi poshtë padinë e të moshuarit po ai paraqiti më pas një tjetër kërkesë për 300,000 dollarë ndërsa aktorja e kundërshtoi për vetëm 1 dollarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy