Shokon Le Pen: Nëse fitoj Francën anuloj njohjen e Kosovës, tokë e shenjtë serbe

Shokon Le Pen: Nëse fitoj Francën anuloj njohjen e Kosovës, tokë e shenjtë serbe

Kandidatja presidenciale, Marine Le Pen, ka deklaruar se kur të bëhet presidente e Francës do ta nisë anulimin e njohjes së Kosovës. Në një intervistë me gazetën serbe “Srpski Telegraf”, kryetarja e Frontit Demokratik ka thënë se “Kosova është tokë e shenjtë serbe”, prandaj shteti i saj “do ta tërheq njohjen e Kosovës”.

Po ashtu tha se ndaj “serbëve është bërë padrejtësi e madhe në vitet e ’90 dhe se Evropa është e obliguar të përmirësojë këtë padrejtësi”.

Sipas sondazhit të fundit, nga gazeta e famshme “Le Figaro”, Marine Le Pen dhe kandidati i qendrës Emmanuel Macron udhëheqin garën presidenciale me nga 26%, përfaqësuesi konservator Françios Fillon ka 17%, ndersa dy kandidatët majtistë, socialisti Benoît Hamon dhe ekstremisti Jean­Luc Mélenchon, kanë nga 12%. Zgjedhjet presidenciale në Francë do të mbahen më 23 prill.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy