BE reagon për Teatrin Kombëtar/ Gahler: Rama ndalo!

BE reagon për Teatrin Kombëtar/ Gahler: Rama ndalo!

Eurodeputeti gjerman dhe përfaqësuesi për çështjet e zgjerimit në PPE, Michael Gahler-i i ka bërë thirrje Edi Ramës të ndalë shembjen e Teatrit Kombëtar dhe të angazhohet në dialog me palët.

Gahler thotë se Teatri Kombëtar është renditur si objekt kulturor europian i rrezikuar dhe se Rama duhet që të dialogojë me grupet e interesuara si “Europa Nostra” dhe Institutin e Bankës Europiane të Investimeve që mbështeten nga KE-ja.

Michael Gahler: “Shembje e godinës së Teatrit Kombëtar gjatë natës sot:

Unë e dënoj veprimin e autoriteteve dhe dhunën policore sot në Tiranë e i bëj thirrje kryeministrit Rama që të ndalë shembjen e paligjshme të Teatrit Kombëtar, të ndalojë dhunën ndaj artistëve e aktivistëve dhe të angazhohet në dialog me të gjithë grupet e interesuara përfshirë “Europa Nostra” dhe Insitutin e Bankës Evropiane të Investimeve, të cilat mbështeten nga Komisioni Evropian dhe janë të gatshme për të ndihmuar. Teatri Kombëtar është renditur si një sit kulturor europian i rrezikuar.

I bëj thirrje kryeministrit Rama që të dëgjojë apelin e Komisioneres së Kulturës Gabriel dhe të ndalojë dëmet e pariparueshme. Sjell në vëmendje të Qeverisë shqiptare 15 kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria për të filluar negociatat. Shteti ligjor është parësor.” 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy